UEFA bahet me president të ri

Aleksandar Čeferin nga Sllovenia asht zgjedh sot president i ri i organizatës europiane të futbollit, UEFA, tue e zavendësue ish-presidentin e pezulluem, Michel Platini.

Tue fol në Kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA’s në Athinë të Greqisë, Platini tha se e ka “ndergjegjen e pastër dhe se nuk ka ba gabime dhe për këtë ka me vazhdue luftën në gjykatë”, raporton agjencia DPA.

Platini ishte suspendue lidhun me nji pagesë të parregullt prej afro 2 milionë frankave zvicerane, që e kishte marrë nga presidenti i FIFA’s, Joseph Blatter, në vitin 2011, për punën e mahershme si këshilltar presidencial në FIFA.

Kundërkandidat Čeferin i zotit në Athinë ishte holandezi, Michael van Praag.