UEFA, Bell: Nuk i trembemi arbitrazhit për Kosovën

Njeriu që zgjidhi ngërçin n’UEFA tue i ndezun dritën jeshile Kosovës për tu votue në Kongresin e Budapestit, Alasdair Bell, flet në lidhje me aksionet ligjore që mundet me i ndërmarrë Federata e Serbisë në t’ardhmen. Përfaqësuesi i çashtjeve ligjore në institucionin më t’naltë të futbollit europian, e pranon se Serbia mundet me apelue vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por shton se në aspektin ligjor, UEFA nuk ka pse me u trembë nga kjo gja.

“Ne zhvilluem nji proces demokratik vendimmarrjeje që lidhet ekskluzivisht me sportin. Pyetja e parë ishte nëse Kosova ishte e gatshme të bahej pjesë e UEFA-s. Në kandvështrimin tonë, përgjigja jonë për këtë pyetje asht po. Pyetja e dytë ju drejtue anëtarëve tanë nëse dëshironin që Kosova të bahej pjesë e UEFA-s dhe ata votuan pro. Nuk mund të parashikoj se çfarë ka me ndodhë në të ardhmen, por ju siguroj që kjo çashtje nuk na shqetëson aspak”.

Në të njajtën linjë qëndron edhe sekretari i përgjithshëm Theodore Theodoridis, simbas të cilit, tashma duhet me prit edhe vendimin që ka me marrë FIFA në kongresin e mesit të këtij mueji. Në rast se edhe FIFA e pranon Kosovën si anëtare me të drejta të plota, atëherë Kombëtarja e Albert BUnjakit do të nisë menjiherë përgatitjet për të marrë pjesë në fazën eliminatore të Botërorit 2018, që starton në muejin Shtator. Kosova mund të caktohet në grupin I dhe ndeshjen e parë mund ta zhvillojë në Finlandë.