UEFA, e dëshpërueme me Kosovën, qe pse!

Dy zyrtarë të UEFA’s ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, tue monitorue çdo gja. Para duelit, kjo dyshe kishte mbajtë nji mbledhje me zyrtarë të FFK’s, organizatorët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës për t’iu tregue se cilat janë hapat për organizimin e nji ndeshje ndërkombëtare.

Realisht, të gjithë u munduen me ba maksimumin, por përshtypja e të dërguemve të shtëpisë së futbollit europian nuk ishte e mirë.

Gazeta Sheshi merr vesh se dyshja e UEFA’s ka mbetë e dëshpërueme me sigurinë në këtë ballafaqim.

“Ata kanë shprehë pakënaqësi me sigurinë e ndeshjes. Kanë gjetë vërjetje të mëdha me rastin e hymjes në stadium të shikuesve, pastaj hudhjen e gjasenedeve në terren e gjana tjera. Po ashtu, përshtypje të keqe iu ka lanë edhe nji tifoz që asht futë dy herë në terren me flamurin kombëtar të Shqipnisë, për të cilin kanë thanë se ka mujt me bartë edhe ndonji mjet të rrezikshëm. Edhe mungesa e zyrtarëve privatë të sigurisë asht përmendë”, ka deklarue nji burim i Gazetës Sheshi.