UEFA e FIFA kanë ba që me u rritë rrogat

kosova futboll

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka sjellë të mirat e saj në futbollin e Kosovës. Mbas këtij lajmi, ekipet kanë fillue me u përforcue dukshëm tue ba investime të mëdha, tue tregue qartë se synojnë nji vend, që siguron pjesëmarrjen në garat europiane.

Deri tash, ekipi ma i përforcuem gjatë këtij afati kalimtar asht Besa nga Peja. Drejtuesi e ekipit pejan kanë ‘bombardue’ me përforcime, tue sjellë fillimisht trajnerin Gani Sejdiu, së bashku me ta edhe tetë futbollistë të tjerë. Për dallim me edicionet e kalueme, këtë edicion edhe vlera e futbollistëve asht rritë dukshëm.

Edhe Feronikeli, që arriti këtë edicion me u shpallë kampion në Superligën e Kosovës në futboll, ka arritë që me i blindue tanë futbollistët kryesorë, që ishin pjesë e suksesit të ekipit sivjet,