UEFA e FIFA vijnë me pa ku ka mbërri Kosova

uefafifaaa

Zyrtarë të naltë të dy organizatave ma të mëdha botnore të futbollit UEFA dhe FIFA, do jenë sot në Kosovë për të pa nga afër se deri ku ka mbërri Kosova.

Zyrtarët e këtyne dy organizatave do të kenë takim me krenët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Po ashtu takimi do të zhvillohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe me ministrin e Sportit Kujtim Shala, e ma vonë zyrtarë të njajtë do të takohen edhe me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Delegacioni i UEFA’s dhe FIFA’s do bajë vizitë edhe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin e Prishtinës.