UEFA e godet Rusinë, me nji kambë jashtë Europianit

Në nji deklaratë për media UEFA ban me dije se Komiteti i Etikës ka vendos me ja dhanë nji gjobë 150.000 euro si dhe “përjashtim të pezulluem” për Rusinë.

Kjo do të thotë se në rast të persëritjes së skenave të dhunës nga huliganët rusë, kombëtarja ruse i thotë “lamtumirë” kompeticionit.

Përleshje masive u regjistruen në mjediset e jashtme dhe të mbrendshme të stadiumit “Stade Velodrome” gjatë barazimit 1-1 Angli-Rusi.

Kryeprokurori në qytetin Marsejë të Francës tha se rusët e perfshimë në përleshjet me tifozët britanikë, gjatë kampionatit europian të futbollit EURO 2016, kanë qenë jashtëzakonisht mirë të trajnuem dhe të përgaditun për dhunë.

Qeveria e futbollit europian ka denue ngjarjet, tue theksue se në rast persëritje të episodeve të dhunës kombëtaret mund t’eleminohen nga “Euro 2016”.