UEFA e konfirmon nji risi per Europianin

Për me përcaktue ekipet që kanë me vazhdue dhe do t’eliminohen nga faza e grupeve në “Euro 2016” do të përdoren gjuejtjet e penalltive.

UEFA ka konfirmue për “Daily Mail” se kjo mënyrë ka me u përdor kur dy skuadrat që do të luejnë kundra njana-tjetrës, kanë pikë të barabarta, si dhe golavarazh të barabartë.

Në Botnorin 1990 n’Itali, FIFA hodhi short me nxjerrë fituesin midis Holandës dhe Irlandës së Veriut, mbasi gjithçka mes tyne ishte e barabartë në grup.

Tashma për me përcaktue fatin e kombëtareve do të përdoret nji mënyrë ma e drejtë, që asht ekzekutimi i 11-metërshve.