UEFA godet Realin e Atletico’n. Qe pse!

uefaa

Real Madrid dhe Atletico kanë marrë nji lajm të keq para finales së Ligës së Kampionëve.

UEFA u ka nda vetëm nga 18 mijë bileta dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe Atleticos, shkruen e përditshmja sportive madrilene, Marca.

Simbas Marcas, Angel Maria Villar, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, po synon që të dy skuadrave me ju sigurue nga 30 mijë bileta, mbasi kapaciteti i San Siros asht 80 mijë spektator.

Real dhe Atletico, në finalen në vitit 2014, kishin nga 18 mijë bileta, por stadiumi i Lisbonës ka pasë nji kapacitet vetëm prej 60 mijë ulëseve.

Finalja mes Realit dhe Atleticos do të luhet në stadiumin e Millanos ‘San Siro’ me 28 Maj.