UEFA hetim ndaj Skenderbeut, dyshohet për kurdisje

Shtatë muej mbas informimit të kompanisë së monitorimit të kuotave dhe pareve në bastet sportive, “Federbet”, kampionët e Shqipnisë të Skënderbeut, nuk janë ma thjesht të dyshuem, por ndaj tyne asht hapë nji hetim nga UEFA.

Prej ditës së Marte, presidenti i ekipit korçar, Ardjan Takaj dhe drejtori sportiv i ekipit Haris Fakic, ndodhen në Gjenevë, ku jo vetëm po diskutohet, por edhe pritet nji vendim i Komisionit të Diciplinës së UEFA’ për disa ndeshje të dyshueme si të kurdisuna.

Në nji komunikatë për shtyp të publikuem në faqen e saj, ekipi korçar konfirmon nji gja të tillë tue shtue veç ndeshjeve në Europë edhe disa të kampionatit shqiptar, si me Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë.

Francesko Branka, Sekretari i Përgjithshëm i Federbet në muejin Tetor të vitit të kaluem, përmendi ndeshjen e fazës së grupeve të kupës Europa League, mes Sporting’ut të Lisbona’s dhe Skënderbeut që përfundoi me rezulltatin 5-1.