UEFA ja ban nji befasi Arlind Ajetit

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipnisë, Arlind Ajetin ka marrë nji tjetër vlerësim nga UEFA, e cila e ka përfshi lojtarin në mesin e zbulimeve të ‘Euro 2016’.

Ajeti zhvilloi ndeshje fantastike me Francën dhe Rumaninë tue u përzgjedhë si nji nga 8 futbollistët që kanë befasue tanë me paraqitjen e tyne në Kampionatin Europian.

Falë formës së mirë që kallxoi gjatë Europianit, tashma 22-vjeçari ka nënshkrue me Torinon ku ka me u paraqitë në Serie A për me i kallxue vlerat.