UEFA ka nji lajm të madh për Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipnisë, Elseid Hysaj, asht futë në garë për me fitue çmimin si futbollisti ma i mirë i ri në “Euro 2016”.

Lajmi asht zyrtarizue nga UEFA, ndërsa Hysaj për këtë çmim ka me qenë në garë me Joshua Kimmich (Gjermani), Alessandro Schoepf (Austri), Eric Dier (Angli), Ondrej Duda (Sllovaki), Renato Sanches (Portugali) dhe Arkadiusz Milik (Polonia).

Lojtari ma i mirë ka me u vendosë në përfundim të Kampionatit Europian nga shefi teknik i UEFA’s, Ioan Lupescu, së bashku me Sir Alex Fergusonin dhe Alain Giressen.