UEFA kallxon se sa ndeshje i ka rregullue Skenderbeu

UEFA ka publikue arsyet që çuen në përjashtimin nga garat europiane për nji periudhë 1 vjeçare ekipin e Skënderbeut.

Institucioni ma i naltë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipulue 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipni.

Në vendimin e zbardhun sot, thuhet se Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmue para panelit se ekipi Skënderbeu ka qenë i përfshimë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Simbas UEFA’s, Skënderbeu ka manipulue për qëllime të fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipnisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore.