UEFA: Kjo asht pika e fortë e Shqipnisë, qe formacioni i Euro 2016

shqipnia

Faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit ka parashikue formacionet e mundshme të ekipeve pjesëmarrëse, mes të cilave edhe ate të Shqipnisë.

Mbrojtje solide, mesfushë e ngjeshun për të lanë sa ma pak hapsina dhe nji sulmues i kallxuem, për me tentue që me i nxanë në befasi kundërshtarët.

Kjo asht mënyra e lojës, me të cilën simbas UEFA’s, Shqipnia pritet me u paraqitë në ndeshjet e Euro 2016.

UEFA ka zbulue se skema ma e përdorun për De Biazin asht 4-5-1, ku edhe variacioni taktik i trajnerit me rreshtimin 4-2-3-1 e mban praktikisht mesfushën të ngjeshun dhe me 5 lojtarë.