UEFA konfirmon edhe nji ekip kosovar n’Europë

UEFA e ka konfirmue pjesëmarrjen e ekipit të futsallit, Liburn, në UEFA Futsal Cup, mbasi u shpall kampion i Kosovës, tue e mposhtë Feniksin në finale.

Ekipi gjakovar merr pjesë për herë të parë në këtë garë, derisa emnin e kundërshtarëve ka me mësue me 6 Korrik, mbas shortit që ka me u qitë në Nyon t Zvicrës, siç kanë njoftue edhe drejtuesit e ekipit gjakovar.