UEFA me vendim të madh për Skenderbeun

Ekipi i Skënderbeut njoftoi sot se UEFA ka pezullue efektet e zbatimit të vendimit që e përjashtonte ekipin nga garat Europiane për nji vit, mbas akuzave për trukimin e ndeshjeve.

Njoftimi i ekipit të Skënderbeut:

“Pas rekursit te paraqitur nga KF Skenderbeu përpara CAS, me date 15 Qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit te Apelit date 1 Qeshor 2016.

Rrjedhimisht, KF Skenderbeu do te marre pjese ne shortin per Raundin e Dyte Eliminator te UEFA Champions League 2016/2017 te dates 20 Qershor ne Nyon. Nga ana tjeter, per te parandaluar cdo konfuzion ne organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skenderbeu kane rene dakord qe procesi ne CAS te zhvillohet permes nje procedure te pershpejtuar. Per kete, pritet qe vendimi perfundimtar per pjesemarrjen ne aktivitetet europiane te jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik.Per t’u precizuar eshte fakti se KF Skenderbeu nuk eshte konsideruar asnjehere pergjegjes i drejtperdrejte per shkeljet e pretenduara nga UEFA. Vendimi i marre nga Komisioni i Apelit eshte thelbesisht administrativ dhe ka te beje me pranimin ose perjashtimin nga garimi ne kompeticionet europiane. Saktesojme, se ndaj KF Skënderbeut nuk eshte marre ne asnje moment nje vendim disiplinor fajësie, ne te kundert nga cfare është përfolur, shkruar e shpifur gjate gjithe kesaj periudhe”.