UEFA mundet me përjashtue yllin e Anglisë nga Euro 2016

Futbollisti i vitit në Angli, Jamie Vardy, asht kapë “mat” prej fotoreporterëve tue shkue në stërvitjen e radhës në “Chantilly” me produkte që munden me sjellë largimin e tij nga Europiani.

Sulmuesi i Leicester dhe nji prej 3 sulmuesve të kombëtares angleze asht pa tue mbajtë në dorë nji pije energjike dhe nji pako me nikotinë, të cilat konsiderohen si simulantë.

Ndërkohë që Vardy nuk ka ba asnji shkelje të rregullave anti-doping, raproton “Dayli Mail”, këta simulantë janë të përfshimë në listën monitoruese të Agjencisë Botnore të Anti-Dopingut, e cila i konsideron si faktorë që munden me sjellë largimin e nji lojtari nëse përdoren në Euro 2016.