UEFA ndryshon topin për fazën tjetër të ‘Euro 2016’

Për herë të parë në historinë e nji Kampionati Europian, UEFA prezentohet me dy topa zyrtarë.

Kompania ‘Adidas’ që asht edhe sponsori teknik i ‘Euro 2016’ ka prezentue topin e dytë, me të cilin kanë me luejtë ekipet në fazën e eliminimit direkt.

Në nji deklaratë për media, UEFA ban me dije se, topi i ri asht gati dhe ka me u quejtë “Fracas”.

Emni i topit përshkruen tensionin dhe adrenalinën, mbasi edhe në këtë fazë emocionet kanë me qenë ma të mëdha.

Dizajni i ri përfshin të kuqen dhe të zezën dhe simbas organizatorëve, ngjyrat e theksueme kanë me ngjallë emocione, ashtu si edhe ndeshjet në këtë fazë.