UEFA publikon renditjen e re për ekipe

Mbas dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, UEFA ka publikue renditjen e re, ku Real Madrid vazhdon me qenë lider i padiskutueshëm.

Kampionët e Europës, që janë liderë qysh nga sezoni 2013/14, prijnë në ranglistën e re të UEFA’s me 148.056 pikë.

Mbas Real Madrid asht Bayern Munchen (136.928 pikë), Barcelona (134.056), Atletico Madrid (119.056) dhe Juventus (112.699).

Renditja e UEFA’s bahet në bazë të performancave në pesë vitet e fundit në garat europiane.