UEFA qartëson rregullin se kush kualifikohet nga grupi nëse dy ekipe kanë pikë të barabarta

UEFA ka qartësue se cilat ekipe kanë me u kualifikue nga grupi nëse kanë pikë të barabarta.

Dy ekipet e para te çdo grupi dhe katër të tretat ma të mira kanë me u kualifikue për në fazën tjetër të Euro 2016.

Fillimisht llogaritet numri i pikëve në përballet direkte, mandej diferenca e gollave mes ekipeve të grupit që janë me pikë të barabarta.

Kriteri i tretë janë gollat e shënuem në përballjet e grupit dhe nëse gjithçka asht e barabartë në të trija këto pika, atëherë këto kritere aplikohen ekskluzivisht mes ekipeve që janë në garë me njana-tjetrën.

Mandej llogariten edhe gollat e shënuem në grup, renditja në bazë të pikëve të marra në klasifikimin fair play dhe në fund nëse të gjitha pikat i nxjerrin ekipet të barabarta, asht renditja e UEFA’s që thotë fjalën e fundit.

Gjithashtu, nëse në ndeshjen e fundit dy ekipet në fushë kanë të njajtin numër pikësh dhe të njajtën sasi gollash të shënuem dhe të pësuem, atëherë klasifikimi përfundimtar ka me u vendosë nëpërmjet goditjes së 11 metërshave, por kjo ka me ndodhë vetëm nëse asnji ekip tjetër i grupit nuk ka të njajtin numër pikësh.