UEFA, qe kur merret vendimi për fatin e ekipeve kosovare!

Sekretari i UEFA’s, Theodore Theodoridis ka konfirmue se ekipet kosovare do të mesojnë fatin e tyne javën e ardhshme.

Në nji njoftim për media, zadhanësi i UEFA’s ka sqarue se vendimi ka me u diskutue deri në fund të muejit, që do të thotë se mueji Maj do të jep njoftimin final për fatin e Kosovës në garat ndërkombëtare.

“Kampioni i vendit dhe fituesi i Kupës së vendit mund të pranohen në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, respektivisht të Ligës së Europës vetëm nëse ata mund të përmbushin kriteret e licencimit simbas nenit 15 të rregullores së UEFA’s për klube.

Ky vlerësim do të bahet nga administrata e UEFA’s deri më 31 Maj.

Po ashtu, UEFA do të krijojë nji grup punues për me diskutue se si ekipet kombëtare të Gjibraltarit dhe Kosovës do të përfshihen në kualifikimet e Botnorit 2018 mbas pranimit të tyne si anëtare të FIFA’s”, thuhet në njoftimin e UEFA’s.

Kësisoj, Kosova n’edicionin e ri do të mund të paraqitet vetëm me dy skuadra dhe jo tri si ishte shpresu dhe atë vetëm nëse arrijnë t’i përmbushin kriteret e kerkueme.

Në kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të përfshihet Ferronikeli, derisa në Ligën e Europës fituesi i Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, Hajvalia si nënkampione e cila kishte shpresue shumë se do të jetë pjesë e garave europiane fatëkeqësisht mbetet edhe këtë vit pa e shijue arenën ndërkombëtare.