UEFA: S’kemi me lejue përballje Kosovë – Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA’s, Theodore Theodoridis, në konferencë për shtyp mbas pranimit të Kosovës në UEFA, bani të ditun se kane me i evitue përballjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për fat të keq na shpesh e aplikojmë këtë praktikë, e cila asht e domosdoshme për garat ndërkombëtare, si rasti i Rusisë dhe Ukrainës, apo Azerbajxhani me Armeninë”, u përgjigj Teodoridis rreth pyetjes nëse kemi me pase përballje në t’ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.