UEFA zgjedh 6 ekipet legjendare të Champions League

Nga sezoni 2000-01, ekipet që fitojnë (ose kanë fitue) tre tituj radhazi ose pesë në total marrin nji “badge of honour”.

Në sezonin 2004-05 asht përfshi edhe logo e fituesve të trofeut: ekipi i parë që e ka mbajte ka qenë Porto, kampion i Europës në sezonin 2003-04.
Qe ekipet legjendare të Champions League simbas UEFA:

REAL MADRID: janë 12 fitore (mes Kupës së Kampionëve dhe Champions League) për Real Madrid. E fundit ka qenë kundër Juventus këtë vit.

MILAN: për kuqezijtë, fitoret janë 7. E fundit ka qenë në 2017 kundër Liverpool në Athinë, revanshi për humbjen e befasishme të 2005.

BARCELONA: për “Blaugranat”, triumfet janë 5. Katalanasit janë të fundit në rend kohor që kanë marrë stemën e nderit nga UEFA.

BAYERN MUNICH: 5 triumfe edhe për gjermanët. I fundit ka ardhe në 2013 kundër Borussia Dortmund, mbas dy finaleve të humbuna (Inter dhe Chelsea) në tre vite.

LIVERPOOL: Triumfi i pabesueshëm kundër Milan në 2005, në Stamboll, ka qenë suksesi i fundit i “Të Kuqve”, të aftë të përmbysnin nji finale që mendohej e humbun mbas pjesës së parë e mbyllun 3-0 për Milan.

AJAX: holandezët kanë fituae tre Kupa të Kampionëve radhazi nga 1971’shi deri në 1973’in. Për këtë arsye edhe ata kanë marrë “badge of honour”.