Ujkani për mediumin italian: 5 netë s’kam pasë gjumë n’sy

Për Samir Ujkanin, ditët e fundit kanë qenë plotë ulje-ngritje emocionale. Kapiteni i përfaqësueses kosovare kaloi nga ankthi i pritjes së lejes nga FIFA te gëzimi i pamasë për barazimin historik që Kosova mori të Hanën në Finlandë, në të parën ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

“Deri para nji jave as nuk i banim lojtarët për me zbritë në fushë. Leja nga FIFA për mue erdhi në orën 15:30 të së Hanës, ndërsa në 20:45 fillonte ndeshja. Kisha pesë netë pa vnue gjumë në sy tue pritë përgjigjen. Ma në fund ishte pozitive, dhe u lehtësova shumë”, rrëfen “gardiani” për web-faqen sportive italiane “GianlucaDiMarzio.com”.