Ukrainë-Kosovë, ky lajm asht befasues

Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU), ka ba të ditun edhe zyrtarisht se ndeshja me Kosovën ka me u luejt në praninë e vetëm 999 shikuesve.

Ata kanë pranue kushtin e vnuem nga autoritetet polake, dhe si pasojë e kësaj kanë dalë sot me nji komunikatë.

Simbas FFU, të gjitha 999 biletat kanë me ju nda dy federatave dhe sponzorëve, tue mos nxjerrë në shitje asnji biletë për tifozë, përcjellë Gazeta Olle.

Kësisoj, tifozët kosovarë mund të marrin ndonji biletë, vetëm përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.