Ukrainë-Kosovë, loja nuk luhet në Poloni

Federata e Futbollit të Polonisë nuk i ka dhanë lejen Ukrainës që ndeshjen me Kosovën ta zhvillojë në Cracow.

Edhe pse dokej punë e kryeme, tash Federatës së Futbollit të Ukrainës i duhet të gjejë nji tjetër lokacion për të zhvillue ndeshjen me Kosovën, më 9 Tetor.

“Newsone” bazue në burimet e veta, shkruen se sot Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë nji letër, në të cilën i refuzohet zhvillimi i ndeshjes në Poloni, përcjell Lajmi.net.

Asht Ministria e Punëve të Mbrendshme të Polonisë që i ka kërkue Federatës së Futbollit të Polonisë që t’i ndalojë Ukrainës zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Cracow, shkaku i provokimeve që mund të vijnë nga tifozët.