Unaza diamanti për Leicesterin

Sezoni i jashtëzakonshëm i Leicester pasunohet edhe me nji unazë. Dhe nuk bahet fjalë për nji unazë të zakonshme, por nji që përbahet nga nji diamant 5 karat i rrethuem nga nji kunorë e artë, si për me krijue nji lloj seti me Kupën e fitueme të Premier League nga ekipi i “Dhelpnave”.

Asht nji unazë, vlera e së cilës kap shifrën e 280 mijë Eurove.

Ideja për krijimin e kësaj unaze u hodh nga argjendari Lumbers, për me festue në mënyrën ma të mirë të mundshme triumfin e Ranierit dhe ekipit të tij. Numri i unazave të prodhueme ka me qenë i limituem në 80, 81 ose 83 ekzemplarë, në varësi të pikëve që ka me pas ky ekip në përfundim të kampionatit.