Vala Superliga: Me këto dy ndeshje sot mbyllet sezoni vjeshtor

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Mbas 17 xhirove, Trepça 89 mbetet lider i padiskutueshëm, me Prishtinën dhe Feronikelin që kanë me u mundue m’i ba presion deri në javën e fundit të kampionatit.

Sidoqoftë, përballjet që na presin sot janë Drita-Besa, dhe Llapi Hajvalia.

Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim në orën 13:00.