Vala Superliga: Sot luhet nji ndeshje e ‘nxetë’

Sot zhvillohen edhe 5 ndeshje tjera në kuadër të javës së 14’t të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e vetme që u zhvillue dje, Prishtina nuk arriti ma shumë se nji barazim pa golla në Kizhnicë, si mysafire e Hajvalisë.

Derisa sot, na pret nji takim i nxetë me liderin, Trepça 89 që pret në shtëpi Feronikelin e Tovërlanit me fillim në orën 13:00.

Ashtu siç qëndrojnë gjanat për momentin, Prishtina ka 31 pikë, 1 ma pak se lideri Trepça 89, dhe 3 ma shumë se Feronikeli në vendin e tretë. Por, kryeqytetasit kanë nji ndeshje ma shumë të zhvillueme.

Nji fitore eventuale e Feronikelit sot kishte me ba edhe ma interesant kampionatin, mbasi atëherë diferenca e vendit të parë nga i treti kishte me qenë veç 1 pikë.

Këto janë tana përballjet që zhvillohen sot me fillim në orën 13:00:

Gjilani-Ferizaji

Besa-Drenica

Liria-Trepça

Llapi-Drita

Trepça 89-Feronikeli