Vala Superliga: Sot na pret nji ndeshje e nxetë

Në kuadër të javës së 14’të në Vala Superligë sot kanë me u takue dy rivalët e qytetit, Hajvalia dhe Prishtina.

Hajvalia, në krizë të thellë, ka me u mundue me nxjerrë nji rezultat pozitiv nga kjo përballje mbasi grumbullon vetëm 6 pikë dhe renditet në pozitën e fundit në tabelë mbas javës së 13’të.

Në anën tjetër, Prishtina nuk di për humbje në 4 ndeshjet e fundit, tue regjistrue 3 fitore dhe 1 barazim në proces.

Humbjen e fundit prishtinasve ia kishte shkaktue Trepça 89 në kryeqytet me rezultat 0:2.

Takimi fillon nga orën 13:00.