Valencia ia merr talentin Barcelones

Valencia asht shumë pranë transferimit të talentit të Barcelones, Alen Halilovic.

Lajmin e ka konfirmue “Goal”, që shkruen se Halilovic asht kërkue edhe nga disa klube angleze dhe gjermane.

Këtë sezon, Halilovic ishte i huazuem te Sporting Gijon, por e ardhmja e tij pritet me qenë te Valencia.

Halilovic ishte cilësue nji nga talentat ma të mdhaj të futbollit, por aktualisht nuk ka lanë ndonji gjurmë ende.