Valon Behrami shpërthen në lot: Qe pse zgjodha Zvicren

Valon Behrami asht nji nga futbollistët kosovarë që ka zgjedhë me përfaqësue kombëtaren zvicrane tue nervozue kështu tifozët shqiptarë. Ndryshe nga futbollistët e tjerë që kanë zgjedhë Zvicrën, ai asht nji nga lojtarët që asht kritikue ma shumë, ndoshta edhe për sjelljen në fushë, deklaratat në media apo dhe dashninë që kallxon shpesh për Zvicrën, vendin që i dha mundësinë me u ba nji futbollist me emën.

Ai ka kallxue se pse asht aq i përkushtuem ndaj Zvicrës dhe arsyen se pse për këtë vend ka refuzue kalimin te përfaqësuesja e Kosovës.

Edhe pse shiritin e kapitenit te helvetët e mban Lichtajner, tashmëla tifozët e Zvicrës identifikohen me mesfushorin me origjinë kosovare, i cili asht kthye në idhullin e publikut. Ky vlerësim doket se ka prekë shumë futbollistin, i cili ka shpërthye në lot para kamerave mbas ndeshjes kundër Polonisë.

“Unë kam ardhë 4 vjeç në Zvicër. Qysh atëherë, unë jam mundue që me i dhanë diçka me ja kthye këtij vendi”, tha ai tue fshi lotët.

“Jam i lumtun që njerëzit e kanë pavse kush jam dhe kanë ndryshue mendje rreth meje. I falënderoj shumë”, tha Behrami i përlotun.

Në ndeshjen mes Shqipnisë dhe Zvicrës, emni i Behramit ishte i vetmi që brohoritej në kor nga tifozeria zvicrane, por jo nga ajo shqiptare.