Van Gaal: Kemi me fitue 19-0!

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka vendosun me marrë pa kurrëfarë presioni ndeshjen e fundit ndaj Bournemouth, për me përfundue nji sezon jo të mirë për ‘Djajtë e Kuq’.

Ndeshja që u parashikue me u luejt dje, u shtye për të Marten, për shkak të nji alarmi të sulmit terrorist.

Në anën tjetër, ekipit të Van Gaal i duhet nji fitore prej 19-0 që me u kualifikue në Ligën e Kampionëve, mbas barazimit të Manchester Cityt me Swansea 1-1.

“Përderisa ekziston mundësia, na kemi shpresa”, tha tue kesh holandezi.