Van Gaal-Mourinho, tifozët e Manchester United s’munden me ju besue syve

Louis van Gaal ka bilanc ma të mirë se Jose Mourinho, deri tash në postin e trajnert të Manchester United.

14 pikë në renditje në tetë xhirot e para në Premier League dhe pozita e shtatë në tabelë, ky asht bilanci i Jose Mourinhos si trajner i Manchester United.

Por, tifozët e “Red Devils” kanë pritë diçka ma shumë, sidomos mbas ardhjes së yjeve si Paul Pogba e Zlatan Ibrahimovic.

Por, ka edhe ma keq.

Statistika e deritashme e portugezit, asht ma e dobët se ajo e Louis van Gaal, ish trajner nga “Old Trafford”.

Sezonin e kaluem, mbas tetë xhirosh, holandezi ishte i treti me 16 pikë.