Van Persei shënon, kqyreni reagimin e Ferguson dhe të tifozëve të ManUtd

Van Persie kishte fitue titullin e Premier Leagues me Manchester United dhe koha e tij te 20 herë kampioni anglez, mundet me u konsiderue si e suksesshme.

Sidoqoftë, në rikthimin e tij në “Old Trafford” si lojtar i Fenerbahces në ndeshjen e mbramshme në kuadër të Europa Leagues, ai arriti me shënue nji goll në humbjen 4:1 të ekipit turk nga djelmoshat e Jose Mourinhos.

Ky ishte rasti i holandezit që me ju thanë lamtumirë tifozëve, dhe këta të fundit me ja kthye njajtë atij. Dhe, pikërisht kjo ishte saktësisht ajo çka ndodhi. Tifozët, së bashku me Sir Alex Ferguson, i cili ishte në tribuna, duertrokitën gollin e sulmuesit 33 vjeçar.