Vazhdojnë bisedimet mes Berlusconit dhe Alibabës

Tash e sa kohë asht fol për shitjen e ekipit të Milanit te nji kompani kineze. Ma n’fund presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi kishte dhanë lejen për fillimin e bisedimeve, të cilat kanë me vazhdue deri me 15 Qershor.

Që nga koha kur Berlusconi e ka ble ekipin 30 vjet ma parë, kur ishte në prag të bankrotimit, A.C. Milan ka fitue 28 trofe, përfshi pesë tituj të Kampionit Evropian dhe tetë të ligës italiane.

“Galatioto Sports Partners” me bazë në SHBA asht tue i ndërmjetësue bsedimet me nji konsorocium, që besohet se ka me përfshi “Evergrande Group” të Kinës, baza e biznesit të së cilit asht patundshmënia, dhe gjigantin kinez të e-komercit “Alibaba Group”, i drejtuem nga Jack Ma.

Alibaba ka në pronësi nji njësi filmi që quhet “Alibaba Pictures Group”, kurse tash dëshiron me përfshi edhe në sport. Kinezët e kanë vlerësue klubin e Milanit në 700 milionë euro, tue përfshi 200 milion tjera shtesë për borxhet e ekipit.