Vdes basketbollisti i njoftun i Prishtinës

Ka ndrrue jetë në moshën 27-vjeçare, basketbollisti i njoftun i Sigal Prishtinës, Demontez Stitt.

Ish-organizatori i Sigal Prishtinës asht gjetë në dhomat e zhveshjes pa jetë, ndërsa lajmi asht konfirmue nga kampioni i Kosovës dhe Ligës ballkanike.

Ky asht njoftimi i Prishtinës:

REST IN PEACE STITT!

Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjeçare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt. Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, “Thank you Lord”

Basketbollisti Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës. Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë!

KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt.

13620091-1247003481977400-103975212469758819-n_1468412928-2414449