Vdes ish lojtari i njohun i Atletico Madrid

Ditën e sotme në mënyrë të papritun ka vdekë, ish-lojtari i Atletico Madridit, Daniel Prodan.

44-vjeçari ka humbë jetën mbas nji ataku në zemër, ndërsa e pranishme ishte edhe grueja e tij, shkruen “BBC Sport”.

Ambulanca mbërriti me shpejtësi në vendngjarje, por nuk mujti me ja pshtue jetën lojtarit rumun që gjatë sezonit 1997-98 ka qenë pjesë e Atletico Madridit.

Daniel Prodan ishte nji ndër futbollistët ma të mirë të brezit të artë të Rumanise mbasi në Botnorin e vitit 1994 arriti deri në fazën çerekfinale.