Vdes portieri i Chapecoenses mbas komunikimit me gruen

Shpallet i vdekun edhe portieri i ekipit të Chapecoenses, Goleiro Danilo.

Simbas raportimit të mediave ndërkombëtare, fillimisht u raportue se ai asht gjallë.

Danilo u dërgue në spital, ku komunikoi me gruen dhe i tha që asht mirë, por mandej pësoi sulm në zemër dhe vdiq.

Në këtë mënyrë shkon në 77 numri i njerëzve të vdekun nga kjo tragjedi.