Veç 2 muej i zgjati detyra: Largohet trajneri i Anglisë

Sam Allardyce largohet nga posti i trajnerit të Anglisë. Vetëm 67 ditë nga emnimi i tij në krye të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, 61-vjecari detyrohet të heqë dorë nga posti i tij mbas publikimit të pamjeve filmike nga “Telegraf”, ku tekniku anglez shfaqet tue u kallxue disa gazetarëve të veshun si biznismenë se si të shmangnin rregullat e Federatës së Futbollit për të përfitue në mënyrë të paligjshme me transferimet e futbollistëve.

Në qëndrimin zyrtar të Fedetartës së Futbollit shkruhet se sjellja e Allardyce asht e papërshtatshme për detyrën që ai mban.

Të dyja palët, për shkak të seriozitetit të çashtjes, kanë arritë marrëveshjen për ndërpremjen e menjihershme të marrëdhanieve kontraktuale.

Drejtimin e “Tre Luanëve” për katër ndeshjet e radhës ka me marrë Gareth Southgate, ndërkohë që gjatë kësaj periudhë Federata e Futbollit ka me kërkue nji trajner të ri.