Veç dy muej i zgjati qëndrimi te Interi, pa ba asnji ndeshje zyrtare largohet!

Ka zgjatë veç dy muej aventura e Caner Erkinit te Interi. Ekipi italian ka njoftue se ka arritë marrëveshje me ekipin turk, Besiktas, për huazimin e mbrojtësit të krahut të majtë te Besiktas, me të drejtën e blemjes.

Caner Erkin erdhi te Interi këtë verë si transferim i lirë nga Fenerbahce. Me ardhjen e tij u mendue se kanë me u zgjidhë problemet e krahut të majtë, por qëndrimi i tij te Interi, ishte shumë ma i shkurt se sa mendohej.