Vendim i papritun i Messit!

Futbollisti i Barcelona, Lionel Messi, ka ba të ditun se nuk ka me luejtë ma për kombëtaren e Argjentinës.

Njoftimi vjen mbasi Argjentina ka humbë në penallti kundër Kilit në finalen e Copa America.

Messi, i cili ka shënue 55 golla ndërkombëtarë, ka dështue me shënue nga pika e bardhë në këtë finale.

Argjentina nuk ka fitue ndonji garë të madhe qysh nga viti 1993.

“Ekipi kombëtar ka marrë fund për mue. Kanë qenë katër finale, nuk ja kam dalë, kam provue. Ka qenë gjaja që e kam dashtë ma së shumti, por nuk ja kam dalë”, ka thanë Messi.