Vendimi i çuditshëm nga Borussia Dortmund për Aubameyang

U suspendue para ndeshjes kundër Sporting CP në Champions League natën e mbramshme!

Sulmuesi gabonez, Pierre Emerick-Aubameyang ishte përjashtue nga 18’shja e lojtarëve të ftuem për përballjen kundër ekipit portugez në Champions League.

Thomas Tuchel arriti fitore minimale 1:0, në nji ndeshje ku Aubameyang nuk ishte as në bankën rezervë.

Zyrtari i ekipit të Dortmund, Hans Watzke i pyetun rreth kësaj çashtje u shpreh: “Për shkak të arsyeve të mbrendshme. Tajneri ka vendosë ashtu.”

Kur u pyet nëse ky veprim ishte i ndërlidhun me transferimin e sulmuesit, Watzke tha: “Mundeni me pyet 3 herë. Ju djema jetoni nga spekulimet kështu që vazhdoni spekuloni.”