Vendimi i habitshëm i Muller

Mesfushori i kombëtares gjermane, Thomas Muller ka heqë dorë ga gjuejtja e penalltive, mbas asaj që gaboi mbramjen e kalueme përballë Italisë.

Ylli i Bayernit, ka pranue se i duhet me punue në teknikën e tij nga 11 metra.

Muller humbi penalltinë edhe në gjysëfinalen e Ligës së Kampionëve, mes Bayernit dhe Atletico Madridit, dhe doket se ka vendosë që mos me gjuejtë ma penalltitë për nji kohë të caktueme.

“Nuk ka me gjuejt asnji penallti gjatë dy javëve të ardhshme. Kam me punue në teknikën time dhe kam me u kthye ma i fortë mbas nji mueji apo dy”, tha Muller.