Vendimi i Messit!

Marcelo D’Andrea, masazhisti i Argjentinës, ka nji lajm shumë të mirë për tifozët e Lionel Messit. Ai ka ba të ditun se ylli i Barcelonës ka me luejtë sërish për përfaqësuesen argjentinase.

“Unë nuk kam asnji dyshim se Leo ka me luejtë në Kupës së Botës ‘Rusia 2018. Kam shumë besim te ai”, ka deklarue D’Andrea.

“Ai e do ekipin kombëtar dhe ai ka me ba gjithçka për vendin e tij. Askush nuk dinte asgja rreth daljes në pension. Ai nuk tha asgja në dhomat e zhveshjes”, ka theksue ai.