Vendoset e ardhmja e Icardi’t

Ma n’fund ekipi i Interit ka vendosë se cili ka me qenë fati i sulmuesit argjentinas, Mauri Icardi, për sezonin e ardhshëm 2016-2017.

Qysh asht ba e ditun sot, drejtuesit e zikaltërve nuk dëshirojnë që me shitë kapitenin e ekipit.

Napoli asht tu u interesue për sulmuesin e Interit, të cilin e shohin si zavendësues të Gonzalo Higuain, që ka me u transferue në Juventus.

Drejtuesit e Napolit dhe Interit janë takue dje dhe përgjigja ka qenë negative.