Veprim befasues i UEFA’s te Shqipnia

Futbollistët e kombëtares së Shqipnisë ju kanë nënshtrue gjatë ditës së sotme testeve antidoping.

Në mesditën e së Ejtess, përfaqësues të UEFA kanë mbërri në Perros Guirec, ku ndodhet ekipi i Shqipnisë tue përzgjedhë 10 lojtarët që me i krye këto kontrolle që bahen vazhdimisht nga qeveria e futbollit europian.

Ata që u thirrën për me i krye testet antidoping ishin: Andi Lila, Frederik Vesli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.