Verrati: Due me qenë i gatshëm për Europian

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati asht rikthye në fushën e gjelbërt mbas rikuperimit nga lëndimi.

Reprezentusi i Italisë ishte pjesë e fitores së PSG-së kundër Rennes (4-0), tue tregue formë të kënaqshme.

Italiani thotë se asht i lumtun me rikthimin në fushën e gjelbërt. Ai shpreson se do t’jetë i gatshëm për Europianin ‘Francë 2016’ që nis me 10 qershor.

“Asht nji periudhë kur tani unë ndjehem mirë. Unë shpresoj se do t’vazhdojë kështu, unë due të jem i gatshëm për finalet e Europianit”, ka thanë Verrati.