Verratti kallxon për destinacionin e tij nëse largohet nga PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka insistue se asht i lumtun në Francë.

Mirëpo, nëse nji ditë vendos të largohet nga kampioni i Ligue 1, ai ka theksue se ka me u rikthye në futbollin italian.

“Ndihem mirë në Paris, jam ambientue mirë dhe kam ndërmend të mbetem për sa ma gjatë që asht e mundun”, deklaroi Verratti për mediat italiane.

“Nëse nji ditë duhet të largohem nga PSG, nuk e mshefi dëshirën që me pelqen të kthehem në Itali”, u shpreh ai.