Veseli i pret n’Aeroport lojtarët e Kosovës, e quen Kosovën “Brazili i Europës’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë në Aeroportin “Adem Jashari” për m’i pritë futbollistët e Kosovës dhe krenat e FFK’s, mbas barazimit historik të Kosovës kundër Finlandës.

Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Loja e parë e tyre është dëshmi e fortë se Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë për disa kombëtare”, ka shkrue Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se, i ka sigurue lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin se shteti i Kosovës ka me i shperblye tana sukseset e tyne!

kadrif kadrif1 kadrif2 kadrif3 kadrif4 kadrif5 kadrif6 kadrif7 kadrif8