Video: Barcelona e deklason Leganesin, del e para në La Liga

Barcelona ka shënue fitore ndaj Leganesit me rezultat të thellë 5:1

Ekipi i Luis Enriqes e ka harrue shpejtë humbjen nga Alaves (2:1), të cilën e pësoi javën e kalueme në La Liga.

Kampioni i Spanjës ka shënue fitore ndaj Leganesit me rezultat të thellë me 4 golla epersi.

Gollat për ekipin nga Camp Nou i kanë shenue Lionel Messi (15 dhe 55), Luis Suarez (31), Neymar (44) dhe Rafinha (64).

Kurse, gollin e vetëm për vendasit e ka shënue Gabriel, 10 minuta pa përfundue takimi, nga gjuejtja e lirë.

Mbas kësaj fitore Barcelona asht ngjit në krye të tabelës me 9 pikë të tubueme, sa ka edhe Real Madridit, por me nji ndeshje ma pak të zhvillueme.